Uji i Shëndetit

Shëndeti

Uji është një nga elementët më të rëndësishëm në trupin tonë dhe hidratimi është thelbësor për një jetë të shëndetshme.

Trupi ynë përbëhet nga 50-70% ujë dhe te foshnjat përqindja ndonjëherë mund të jetë deri në 75%.

Nevoja mesatare për ujë për një hidratim të mirë për të rriturit është 2 deri në 3 litra në ditë.

Hidratimi i dobët mund të shkaktojë efekte anësore të pakëndshme për trupin, si performancë të dobët fizike, ndryshime humori dhe dhimbje koke.

Çfarë cilësish ka një ujë i mirë?

I lehtë

Një ujë është i lehtë kur ka përbërje te ulët kripërash minerale. Një ujë i lehtë është ideal për konsum të përditshëm dhe rekomandohet në përgatitjen e ushqimit për fëmijë.