Pyetje & Përgjigje

Dorëzimi i porosisë

Për çdo porosi të bërë para orës 19:00, produkti do të dorëzohet një ditë më pas brenda orës 10:00 dhe 18:00. Ditën e dorëzimit, klienti do të kontaktohet nga shoferi për të konfirmuar orarin dhe adresën e dorëzimit. 

Nëse është e pamundur që produkti të dorëzohet ditën pas kryerjes së porosisë, klienti do të njoftohet paraprakisht në telefon nga sherbimi i klientit.

Dorëzimi i porosive kryhet në dy intervale gjatë ditës. 

10:00 - 14:00

14:00 -  18:00

Për porositë që përmbajnë një shënim nga ana e klientit, respektohet afati i kërkesës së dorëzimit nga ana e klientit.

Për çdo porosi të kryer online transporti është falas. Vlera minimale e porosisë është 1800 lekë.

Patjetër që po. Në momentin e vendosjes së të dhënave për transport, keni opsionin e zgjedhjes së orës dhe datës për dorëzimin e porosisë. 

Opsionale është edhe lënia e një shënimi tek zona e dedikuar në fillim të kësaj faqeje.

Probleme me porosinë

Nësë keni probleme me dorëzimin e porosisë, dërgoni një email me detajet e porosisë në adresën e email porosi@qafshtama.com dhe agjentët tanë do kujdesen që porosia të dorëzohet me prioritet.

Në këtë rast do t’ju kërkonim të na shkruani në emailin e suportit për klientin porosi@qafshtama.com. Në email duhet të përfshini sa më shumë të dhëna si nje foto të produktit të dëmtuar, kohën e dorëzimit dhe kontaktin që mund të keni të shoferit që dorëzoi porosinë.

Ne do të verifikojmë problemin, dhe në rast të dëmtimit gjatë transportit, do të rimbursojmë menjëherë koston e kolisë së dëmtuar.

Kjo është një situatë e cila mund të ndodhë në momente fluksi, dhe ne çdo rast do të njoftoheni paraprakisht me një telefonatë për shtyrjen e afatit të dorëzimit. 

Pas këtij njoftimi, do të planifikojmë dorëzimin e porosisë sa më shpejt e në çdo rast jo më vonë se 3 ditë pas ditës së caktuar. 

Nëse keni nevojë për suportin tonë na shkruani në adresën e emailit: porosi @qafshtama.com dhe menjëherë stafi do ti përgjigjet kërkesës tuaj duke ju ardhur në ndihmë. 

Nëse keni marrë produktin e gabuar, ju lutem kontaktoni shërbimin tonë të klientit, në adresën e emailit porosi@qafshtama.com dhe në dërgesën e radhës do ta zëvendësojmë me artikullin e duhur pa pagese të shtuar. 

Nëse keni marrë një sasi më të vogël produkti sesa ajo për të cilën keni paguar, do t’ju rimbursojmë menjëherë përmes mënyrës së pagesës së përzgjedhur nga ju.

Vlera minimale e porosisë

Vlera minimale e porosise për të pasur dorëzim në shtëpi është 1800 Lekë.

Metodat e pagesës

Klienti mund të kryejë pagesën me:

  • Kesh në momentin e dorëzimit
  • Me trasfertë bankare
  • Me kartë krediti ose debiti

Na shkruani në adresën tonë të emailit porosi@qafshtama.com dhe ne do të anullojmë porosinë dhe do ju rikthejmë fondet në kartë.

Regjistrohuni te profili juaj online dhe shkoni tek “Pagesat”. Zëvendesoni të dhënat e kartës dhe ruani informacionin e azhornuar.

Procesi i blerjes online

Është platforma e parë e-commerce në Shqipëri që sjell të gjitha produktet "Qafshtama" nga burimi direkt në tavolinat tuaja.

Të gjitha produktet e kompanisë “Qafshtama” janë të pranishme në platformën E-commerce, me perjashtim te produktit per zyra.

Nuk ju nevojitet një llogari që të mund të shtoni produkte por duhet të konfirmoni email, numër telefoni dhe detajet për shpërndarjen përpara finalizimit të porosisë.

Llogaria

Shkruani në adresën e emailit të shërbimit të klientit:porosi@qafshtama.com duke treguar me detaje problemin si dhe pajisjen elektronike që jeni duke përdorur në momentin e krijimit të llogarisë tuaj. 

Brenda 24 orëve do t’ju vijë në ndihmë një nga agjentët tanë të suportit teknik.

Kontrolloni me kujdes emailet në seksionin SPAM dhe nëse nuk e gjeni as aty, atëherë na dërgoni një email me problemin tuaj në porosi@qafshtama.com.

Na shkruani në adresën tonë të emailit porosi@qafshtama.com  dhe ne do ta fshijmë menjëherë profilin tuaj.

Abonimi

Na shkruani në adresën tonë të emailit Info@qafshtama.com  dhe ne do ta zgjidhim menjëherë këtë problem në llogarinë tuaj.

Uji Qafshtama

Uji Mineral Natyror Qafshtama buron në një lartësi prej 1350m në malin e Qafshtamës.

Ai depërton nga thellësia e tokës përmes shkëmbinjve magmatikë nga ku filtrohet natyrshëm dhe pasurohet me kripëra minerale.

Uji Qafshtama rekomandohet të përdoret edhe nga fëmijët dhe gratë shtatzëna pasi përmban zero nitrate. Nitratet janë substanca të dëmshme për shëndetin e njeriut. Përveç vlerave të tjera që përmban, uji Qafshtama është i sigurt për shëndetin.

Uji mineral natyral vjen nga një formacion nëntokësor nga i cili buron në sipërfaqjen e tokës, me një përbërje të qëndrueshme mineralesh. Shishja mbushet direkt në burim dhe nuk trajtohet kimikisht për të mos humbur vlerat e saj natyrore.

Uji Qafshtama është i pranishëm në 11 formate. 

Gama për përdorim ditor në shishe plastike vjen me formatet 0.5 L natyral dhe me gaz, 1.5 L natyral dhe me gaz dhe 2 L natyral. 

Gama Premium në shishe qelqi vjen në formatet:  250 ml natyral dhe gaz, 500 ml natyral dhe gaz dhe 750 ml natyral dhe gaz.