Elektrolitet Natyrale (mg/L) dhe Kompozimi Mineral (mg/L)
Nga buron Qafshtama
Uji Qafshtama buron në lartësinë 1350m në malin e Qafshtamës në vargmalet e Skënderbeut.
Ai rrjedh nga thellësitë e tokës përmes shkëmbinjve magmatikë ku filtrohet natyrshëm dhe pasurohet me kripëra minerale. Burimi njihet për vetitë e tij kuruese pasi Qafshtama është një ujë i lehtë dhe i pasur me minerale të dobishme për shëndetin si magnezi dhe kalciumi.
Në kompaninë Qafshtama, ne e kuptojmë mire rëndësinë e ruajtjes së integritetit natyror të ujit që ofrojmë, prandaj përdorim teknologji inovative për të siguruar që çdo shishe të përcjellë te konsumatori esencën e ujit Qafshtama dhe cilësive të tij të çmuara.
Burimi i Nenës Mbretëreshë
Emri i burimit të Qafshtamës, "Burimi i Nënës Mbretëreshë", daton në vitin 1932, kur familja mbretërore shqiptare "Zogu" vendosi të analizonte të gjitha burimet malore në Shqipëri për të zgjedhur ujin më të pastër dhe më cilësor për konsum personal. Pas një sërë testesh të kryera në një laborator të Vjenës, Qafshtama u zgjodh si ujë për tryezën e familjes mbretërore. Në të njëjtin vit, Nëna Mbretëreshë përuroi një çezmë të famshme malore, nga ku familja mbretërore merrte ujini e pastër e të çmuar të malit të Qafshtamës. Që nga ai moment, burimit iu dha emri "Kroi i Nënës Mbretëreshë", duke e veshur me histori të kaluarën e hershme të këtyre maleve. Kroi i Nënës Mbretëreshë tashmë është pjesë e listës së monumenteve natyrore të Shqipërisë.
Parku Kombëtar i Qafshtamës
Parku Kombëtar i Qafshtamës është një park natyror i mbrojtur që shtrihet rreth 25 kilometra në lindje të Krujës. Parku i Qafshtamës është përcaktuar si zonë e mbrojtur në vitin 1966. Ka një sipërfaqe prej 2000 hektarësh, me një peisazh të bukur malor të përbërë kryesisht nga pyje me pisha te larta, disa liqene të vegjël dhe burime të rralla uji. Ky park shquhet për vlerat natyrore dhe gjelbërimin e virgjër. Në vite kampi i pushimeve në Qafshtamë shërbente si destinacion për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme të mushkërive.