Uji Qafshtama në Za Fest

Uji Qafshtama në Za Fest

Uji Qafshtama në Za Fest,

Përgjatë tre netëve të Festivalit  në Qytetin e Shkodrës Qafshtama mori pjesë si një nga sponsorat zyrtarë, duke mbështetur një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Shqipëri që bashkon artin, muzikën dhe historinë.

Këtë vit, festivali u zhvillua në ambientet ikonike të Muzeut dhe në Kalanë e Shkodrës, dy vende që flasin për trashëgiminë, identitetin dhe shpirtin krijues të qytetit.

Si një nga markat më të besuara, që është gjithmonë pranë komunitetit, Qafshtama ofroi përgjatë tre netëve freski dhe energji për të gjithë pjesëmarrësit, me ujin mineral natyral, të pasur me magnez.

“Mbështetja ndaj Za Fest është një vlerësim për artin dhe kulturën tonë kombëtare. Na bën krenarë të jemi pjesë e një eventi që jo vetëm promovon krijimtarinë, por edhe nxit dialogun kulturor dhe rikthen vëmendjen te thesaret historike të Shqipërisë”, u shpreh një përfaqësues i Qafshtamës.

Pjesëmarrja në Za Fest 2025 ishte një përvojë frymëzuese dhe një tjetër hap përpara në misionin tonë për të qenë gjithmonë pranë kulturës, natyrës dhe njerëzve.

Përmes teknologjisë së avancuar, Qafshtama kujdeset që çdo shishe e përdorur të riciklohet, për të mbrojtur mjedisin.

Kudo me Qafshtama!