Përgjegjësia Sociale dhe Mbrojtja e Mjedisit

Në kompaninë Qafshtama, ne jemi të palëkundur në angazhimin tonë social.

Ne besojmë me vendosmëri se oferta e një uji të paketuar dhe të pastër që përmban të gjitha vetitë e çmuara të burimit malor, nuk duhet të shkojë në kurriz të ambientit.

Kjo është arsyeja pse kemi ndërmarrë hapa konkretë për të reduktuar ndikimin tonë mjedisor në
çdo fazë të procesit të prodhimit e paketimit.

Nga mbrojtja e burimeve malore në malin e Qafshtamës, te implementimi i teknologjive të
avancuara për të reduktuar konsumin energjitik dhe përdorimin e theksuar të energjive të
rinovueshme, ne jemi të përkushtuar për të minimizuar ndikimin tonë në mjedis dhe komunitetet
lokale.

Qëllimi ynë është t'ju ofrojmë ujin më të pastër të burimit, e ta bejme këte në mënyrë sa më të
përgjegjshme për të ruajtur dhe mbrojtur bukurinë natyrore të planetit tonë për brezat që do të
vijnë.

Iniciativat për mbrojtjen e burimeve dhe përdorimi i teknologjive miqësore me mjedisin

Ne punojmë drejtpërdrejt me autoritetet lokale për të zbatuar një plan efektiv të mbrojtjes së
mjedisit, duke siguruar që toka që rrethon burimet të mos ndikohet nga aktiviteti ynë industrial.

Në këtë kuadër, uji Qafshtama zbaton masa të fuqishme për mbrojtjen e burimeve ujore. Këto
lidhen me tre aspekte:

  • Së pari, kujdesemi të zgjedhim burimet ujore në zona mjedisore të pacënuara
  • Së dyti, fokusohemi në mbrojtjen e burimit në vendin e mbledhjes
  • Së treti, garantojmë mbrojtje të mjedisit në gjithë zonën e ujëmbledhësit

Eficenca Energjitike dhe Burimet e rinovueshme

Tek Qafshtama, ne kemi ndërmarrë një sërë iniciativash për të limituar në minimum impaktin
ambiental të aktivitetit tonë.

  • Nga pikepamja e energjisë së përdorur, ne jemi unikë në ekosistemin ku operojmë për faktin se
    punojmë me 70% energji të rinovueshme gjeneruar me panele fotovoltaike diellore
  • Nga pikepamja e efiçencës në përdorimin e burimeve të energjisë, kemi reduktuar konsumin e
    energjisë së përdorur në mënyrë të konsiderueshme falë zbatimit të iniciativave të ndryshme,
    duke përfshirë zëvendësimin e kompresorëve të vjetër dhe racionalizimin e përdorimit të tyre.
  • Qafshtama gjithashtu zbaton “Standardet e Sistemit të Menaxhimit ISO 50001” për një kontroll
    dhe monitorim efektiv të menaxhimit të konsumit të energjisë, si dhe identifikimin e situatave të
    efiçencës së mundshme të energjisë.

Kujdesi per komunitetin

Tek Qafshtama, ne jemi të përkushtuar të kujdesemi për të gjitha komunitetet brenda ekosistemit
ku operojmë. Përkushtimi ndaj përgjegjësisë sociale dhe mjedisore është i rrënjosur thellë në
kulturën e kompanisë tonë dhe reflektohet në të gjitha praktikat tona manaxheriale.

Kujdesi për klientët

Si punëdhënësi më i madh në zonën e Krujës pranë parkut kombëtar të Qafshtamës, si dhe një nga më të mëdhenjtë në vend, mirëqenia e punonjësve është prioriteti ynë kryesor. Ne ofrojmë një vend pune të sigurt dhe gjithëpërfshirës që nxit diversitetin dhe barazinë.

Ne investojmë vazhdimisht në programet e trajnimit dhe zhvillimit të aftësive për të fuqizuar punonjësit tanë në të gjitha nivelet, si dhe komunitetet lokale në rajonin e parkut kombëtar Qafshtama, duke ju ofruar atyre mjetet dhe njohuritë e nevojshme për të lulëzuar.

Certifikatat

Uji Qafshtama ka këto certifikime

🏅 Certifikimi ISO 9001:2015

I cili siguron cilësinë e kompanisë në 360° dhe monitoron
kompaninë në të gjitha proceset e saj. Qafshtama ka identifikuar fushën e zbatimit të sistemit të saj të cilësisë si më poshtë:

  • Kultivimi, mbushja në shishe dhe tregtimi i ujërave mineralë natyralë, ujërave të burimeve dhe
    ujërave të tavolinës.
  • Hulumtimi, zhvillimi, prodhimi dhe trëgtimi i pijeve tradicionale, pijeve të pasuruara me
    vitamina dhe minerale.

🏅 Iso 22000: Certifikimi 2018

Një sistem efektiv i menaxhimit të sigurisë ushqimore (FSMS)
përforcon kontrollin e një organizate mbi rreziqet e sigurisë ushqimore dhe siguron që produktet
e saj të jenë të sigurta për konsum.

ISO 14001:2015 certification

This certification which provides guidelines for the creation of an environmental management system (EMS). 

Thanks to this standard, companies and organizations have the right to actively contribute to  constantly improving  the measures to be implemented for a fully environment friendly working method and production system.

🏅Certifikimi HACCP

Një sistem menaxhimi me fokus sigurinë ushqimore
ku kjo e fundit trajtohet përmes analizës dhe kontrollit të rreziqeve biologjike,
kimike dhe fizike nga prodhimi, prokurimi dhe trajtimi i lëndës së parë, deri te
prodhimi, shpërndarja dhe konsumimi i produktit të përfunduar.
Kompania ka një politikë specifike të cilësisë së korporatës, e orientuar drejt
kontaktit të vazhdueshëm me klientin për të kuptuar nevojat e tyre dhe për t'u
përpjekur jo vetëm t'i kënaqë ato, por edhe t'i paraprijë ato, duke propozuar
zgjidhje, inovacione dhe duke sugjeruar partneritete.
Kjo politikë përcakton objektivat për menaxhimin dhe përmirësimin e sigurisë,
ligjshmërisë dhe cilësisë së produkteve.