Uji Qafshtama është i lehtë, natyral mineral, me zero nitrate dhe i pasur me magnez. Ai
udhëton nga 1350m lartësi në më pak se 48 orë nga burimi në tavolinat tona, i freskët,
me një cilësi të kontrolluar dhe i mbrojtur. Këto dhe cilësi të tjera janë arsyet pse Uji
Qafshtama është zgjedhur si uji i preferuar i Shqiptarëve.

Elektrolitet Natyrale (mg/L) dhe Kompozimi Mineral (mg/L)

Vlerat e Ujit

Magnezi

Është një mineral alkaline metal i tokës, i cili luan një rol jetik në funksionin
metabolik, muskulor dhe kardiovaskular. Një shishe 2-litërshe me ujë mineral
Qafshtama siguron 17% të kërkesës ditore për magnez të një të rrituri.

Nga buron Qafshtama

Uji Qafshtama buron në lartësinë 1350m në malin e Qafshtamës në vargmalet e
Skënderbeut.
Ai rrjedh nga thellësitë e tokës përmes shkëmbinjve magmatikë ku filtrohet natyrshëm
dhe pasurohet me kripëra minerale.
Burimi njihet për vetitë e tij kuruese pasi Qafshtama është një ujë i lehtë dhe i pasur me
minerale të dobishme për shëndetin si magnezi dhe kalciumi.
Në kompaninë Qafshtama, ne e kuptojmë mire rëndësinë e ruajtjes së integritetit
natyror të ujit që ofrojmë, prandaj përdorim teknologji inovative për të siguruar që çdo
shishe të përcjellë te konsumatori esencën e ujit Qafshtama dhe cilësive të tij të çmuara.

Burimi i Nënës Mbretëreshë

Emri i burimit të Qafshtamës, "Burimi i Nënës Mbretëreshë", daton në vitin 1932, kur
familja mbretërore shqiptare "Zogu" vendosi të analizonte të gjitha burimet malore në
Shqipëri për të zgjedhur ujin më të pastër dhe më cilësor për konsum personal.
Pas një sërë testesh të kryera në një laborator të Vjenës, Qafshtama u zgjodh si ujë për
tryezën e familjes mbretërore.
Në të njëjtin vit, Nëna Mbretëreshë përuroi një çezmë të famshme malore, nga ku
familja mbretërore merrte ujini e pastër e te çmuar të malit të Qafshtamës. Që nga ai
moment, burimit iu dha emri "Kroi i Nënës Mbretëreshë", duke e veshur me histori të
kaluarën e hershme të këtyre maleve.
Kroi i Nënës Mbretëreshë tashmë është pjesë e listës së monumenteve natyrore të
Shqipërisë.

Parku Kombëtar i Qafshtamës

Parku Kombëtar i Qafshtamës është një park natyror i mbrojtur që shtrihet rreth 25
kilometra në lindje të Krujës.
Parku i Qafshtamës është përcaktuar si zonë e mbrojtur në vitin 1966. Ka një sipërfaqje
prej 2000 hektarësh, me një peisazh të bukur malor të përbërë kryesisht nga pyje me
pisha te larta, disa liqene të vegjël dhe burime të rralla uji.
Ky park shquhet për vlerat natyrore dhe gjelbërimin e virgjër.
Në vite kampi i pushimeve në Qafshtamë shërbente si destinacion për trajtimin e
sëmundjeve të ndryshme të mushkërive.

Historiku

Historia jone fillon ne vitin 2006, kur një kompani lider në industrinë ushqimore në Shqipëri, EHW Gmbh, vendosi të investojë në një fabrikë moderne për sistemin e shpërndarjes dhe paketimin e ujit të mrekullueshëm Qafshtama direkt në burimin "Kroi i Nënës Mbretëreshë" në një lartësi prej 1350 m.