Health benefits of Magnesium

Benefitet e Magnezit për Shëndetin

Njerëzit që marrin magnez në sasinë e duhur gëzojnë shëndet të mirë

Përftimet shëndetësore të Magnezit

Çfarë është magnezi? Magnezi është ndër mineralet më thelbësore dhe të rëndësishme për njeriun. Ai është përgjegjës për më shumë se 300 reaksione që lehtësojnë funksionet në trupin e njeriut. Magnezi është i rëndësishëm: që muskujt dhe nervat të funksionojnë siç duhet për të mbajtur sheqerin dhe presionin arterial në nivelin e duhur, dhe formon proteinat, kockat dhe ADN (materialin gjenetik). Nëse nuk keni mjaftueshëm magnez në trupin tuaj, mund të keni simptoma të tilla si: dhimbje koke, humbje të oreksit, nauze dhe të vjella, lodhje dhe dobësi. Personat të cilët marrin nivele të mjaftueshme të magnezit gëzojnë shëndet të mirë.

Ndër të tjera Magnezi ka këto benefite:

-Rregullon presionin arterial.

-Zvogëlon shanset për arrest kardiak.

-Kocka më të forta 

Marrja e rregullt e magnezit kontrollon kalciumin dhe vitaminën D në trupin tuaj, të cilat janë thelbësore për një sistem skeletor më të fortë. Gjumë më të gjatë dhe më të thellë – Marrja e rregullt ditore e magnezit nuk ndihmon vetëm në funksionet trupore por gjithashtu ju ndihmon të relaksoheni dhe të shijoni një gjumë të mirë të natës. Trajton dhimbjet e forta të kokës – Studimet tregojnë se marrja e vetëm një gram të kësaj përbërje minerale ndihmon në minimizimin e stresit në trup. Magnezin mund ta siguroni përmes ushqimeve ose ujit të pijshëm. Ushqimet që përmbajnë vlera të larta të magnezit janë: Bajamet, Brokoli, Bananet, Djathi, Farat e Susamit, Bizelet, Farat e Kungullit etj.

Source: Health.com ; Helathdirect.gov.au