A day in Qafshtama

Një ditë në Qafshtamë

Bukuria natyrore e Shqipërise është bërë një traditë fundjave.
Është bërë tanimë një traditë e fundjavës për disa të rinj që të eksplorojnë bukuritë natyrore shqiptare, qofshin këto edhe pranë kryeqytetit, ndaj i janë bashkuar grupit “My Albania Nature Eksplors” për të vizituar Parkun Kombëtar të Qafë Shtamës. Pasi kemi udhëtuar për më shumë se 2 orë larg kryeqytetit, mbërrijmë në destinacion. Ecja drejt “Kroit të Nënës Mbretëreshë” nuk mund të bëhet kurrsesi pa ushtruar 20 minuta streching, për ta përgatitur kështu trupin për ecje. Parku Kombëtar i Qafë Shtamës është zonë e mbrojtur. Gjendet rreth 25 km në verilindje të qytetit të Krujës, duke kaluar nëpërmjet komunës se Cullit. Kjo zonë dallon për vlerat natyrore dhe pyjet e virgjër. Gjithashtu burimet e Kroit të Qafë Shtamës janë të njohura për vlerat kuruese, ku ndër to veçohet sidomos “Kroi i Nënës Mbretëreshë”. Të 40 eksploruesit janë joshur nga një njoftim që organizatorët e “My Albania” kanë publikuar në rrjetin social Facebook për të shkuar e për të vizituar Parkun Kombëtar të Qafë Shtamës. Gjithsecili prej vizitorëve është veshur me veshje të përshtatshme për ngjitje. Ndalesat e njëpasnjëshme bëjnë të mundur që nga ky udhëtim të gjithë të kenë shumë fotografi e të krijojnë gjithashtu një lloj socializmi midis tyre. Ky destinacion nga vetë guidat konsiderohet për nga shkalla e vështirësisë për fillestarët, janë 4 km ngjitje, por që gjithsesi nëse kujdesi nuk është maksimal nga ana e vizitorëve, por edhe e 2 guidave shoqëruese mund të ndodhë çdo gjë. Përveç kënaqësisë që këto udhëtime falin, e përveç kutisë së ndihmës së shpejtë që shërben për çdo eventualitet, duhet edhe siguria për jetën e vizitorëve të shumtë që duan medoemos të bëhen pjesë e këtyre guidave, por për fat të keq, jo të gjitha guidat që marrin riskun të shkojnë me grupe në destinacione të afërta janë të licencuara. Guida te licencuara gjenden vetëm në zonat e thella të veriut, ku shkalla e vështirësisë për të shkuar në një destinacion është më e lartë, megjithatë neglizhenca e këtyre detajeve nga ana e vizitorëve bën që kushtet e sigurisë të jenë minimale. Source: Living.al