Projekti ‘ESSD’
Më datë 25.09.2020 u zhvillua aktiviteti ‘Dita Evropiane e Sportit Shkollor’ në Shqipëri, Projekti EESD.
Ky aktivitet u organizua nga Federata Shqiptare e Sportit Shkollor në bashkëpunim me Hungarian School Sport Federation (HSSF) , Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve.
Aktiviteti u zhvillua në shkollën 9 – vjeçare ‘Sabaudin Gabrani’, i cili kishte për qëllim veprimtari gjithëpërfshirës sportiv që promovuan stilin e jetës aktive dhe edukimin fizik tek të rinjtë, dhe rëndësinë ndaj shëndetit dhe mirëqënies përgjatë gjithë jetës.
Mbështetës të tjerë të pranishëm gjatë aktivitetit si kategori media mund të theksojmë pjesëmarrjen e kompanisë uji Qafshtama, për ti vendosur rëndësinë mirëqënies dhe shëndetit tonë. Qafshtama i pasur me Magnez lidhet më së mirë me aktivitetet fizike, si me sportin ashtu edhe me shëndetin. Jo më kot quhet Uji i Shëndetit.