Përfitimet shëndetësore të Magnezit
Çfarë është magnezi? Magnezi është ndër mineralet më thelbësore dhe të rëndësishme për njeriun. Ai është përgjegjës për më shumë se 300 reaksione që lehtësojnë funksionet në trupin e njeriut. Personat të cilët marrin nivele të mjaftueshme të magnezit gëzojnë shëndet të mirë. Ndër të tjera Magnezi: Rregullon presionin e gjakut – Përmirëson presionin dhe […]
Çfarë është magnezi?
Magnezi është ndër mineralet më thelbësore dhe të rëndësishme për njeriun. Ai është përgjegjës për më shumë se 300 reaksione që lehtësojnë funksionet në trupin e njeriut.
Personat të cilët marrin nivele të mjaftueshme të magnezit gëzojnë shëndet të mirë. Ndër të tjera Magnezi:
- Rregullon presionin e gjakut – Përmirëson presionin dhe qarkullimin e gjakut. Ky proces zvogëlon shanset për arrest kardiak.
- Kocka më të forta – Marrja e rregullt e magnezit kontrollon kalciumin dhe vitaminën D në trupin tuaj, të cilat janë thelbësore për një sistem skeletor më të fortë. Ky efekt vërehet kryesisht tek gratë që sapo kanë lindur ose janë në menopauzë.
- Gjumi më i gjatë dhe më i thellë – Marrja e rregullt ditore e magnezit nuk ndihmon vetëm në funksionet trupore por gjithashtu ju ndihmon të relaksoheni dhe të shijoni një gjumë të mirë të natës.
- Trajton dhimbjet e forta të kokës – Studimet tregojnë se marrja e vetëm një gram të kësaj përbërje minerale ndihmon në minimizimin e stresit në trup. Ai kundërshton ndjeshmërinë tonë ndaj zhurmës dhe dritës për të parandaluar të përzierat dhe të vjellat.
Magnezin mund ta siguroni përmes ushqimeve ose ujit të pijshëm. Ushqimet qe permbajne vlera te larta te magnezit jane: Bajamet, Brokoli, Bananet, Djathi, Farat e Susamit, Bizelet, Farat e Kungullit etj.
Source: Health.com

