Çfarë janë nitratet në ujë?

SA TË SIGURTË JEMI PËR UJIN QË KONSUMOJMË ÇDO DITË! Për të qëndruar të shëndetshëm është e rëndësishme të ndjekim një dietë të balancuar në regjimin ushqimor dhe padiskutim të jemi të hidratuar duke pirë mjaftueshëm ujë.  Uji përmban kripëra e minerale të nevojshme për shëndetin tonë por gjithashtu edhe elementë oksidantë të dëmshëm të […]

SA TË SIGURTË JEMI PËR UJIN QË KONSUMOJMË ÇDO DITË!

Për të qëndruar të shëndetshëm është e rëndësishme të ndjekim një dietë të balancuar në regjimin ushqimor dhe padiskutim të jemi të hidratuar duke pirë mjaftueshëm ujë.  Uji përmban kripëra e minerale të nevojshme për shëndetin tonë por gjithashtu edhe elementë oksidantë të dëmshëm të cilët grumbullohen në ujrat nëntokësore duke u bërë pjesë e ujit që konsumojmë çdo ditë. Një ndër elementët e dëmshëm që ndodhen në ujin e pijshëm janë nitratet.  Nitratet janë oksidantë të rëndë e të dëmshëm për organizmin të cilat shkaktojnë sëmundje me efekte afatshkurtra dhe afatgjata në shëndetin tonë si:

  • Presion i lartë i gjakut
  • Helmimin e gjakut
  • Cianozë
  • Dhimbje koke
  • Disa lloje kanceri

Kujdes më i shtuar duhet treguar për nënat shtatzëna dhe fëmijët nën moshën 6 muaj, pasi tek foshnjat të cilat ushqehen me biberon uji që konsumojnë duhet të jetë shumë i kontrolluar për të shmangur përmbajtjen e nitrateve. Pasojat që nitratet shkaktojnë tek foshnjat janë:

  • Shfaqjen e sindromës së foshnjës blu “Methemoglobinemia”
  • Edemë dhe skuqje të lëkurës
  • Probleme gastriti

SI SHKOJNË NITRATET NË UJIN TONË?

Natyra ka krijuar një balancë perfekte ndërmjet ujit, bimëve dhe plehut. Nitratet janë pjesë e plehut organik dhe kimik, i cili është i nevojshëm për bimët por i dëmshëm për njerëzimin. Kërkesat e mëdha për produkte bimore dhe shtazore në treg kanë sjellë nevojën për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë me ritme më të shpejta se natyra, duke kryer mbifertilizimin e tokës dhe duke përdorur më shumë plehera se sa nevojiten për njësinë e tokës. Mbi fertilizimi shkakton më shumë nitrate në tokë dhe mbetjet e tepërta depërtojnë në ujrat nëntokësore duke sjellë ndotjen e tyre. Aktiviteti njerëzor ka ndikuar në prishjen e ekuilibrit të natyrës duke ndryshuar % e nitratit i cili depërton në ujrat nëntokësore.

STANDARDET E VENDOSURA PËR UJIN E PIJSHËM

Niveli i përcaktuar i nitrateve në ujin e pijshëm është i ndryshëm në vënde të ndryshme në varësi të politikave zhvillimore të tyre por, sipas OBSH (Organizata Boterore e Shendetit) niveli i lejuar i nitratit në ujin e pijshëm është 10 mg/l, kufi I cili është vendosur që në vitin 1962 dhe ka mbetur i pa ndryshuar edhe sot. Sugjerimi nga OBSH është që niveli ideal i nitratit në ujin e pijshëm duhet të jetë 0 mg/L.

Mënyra e vetme për të qëndruar larg nitrateve është duke qënë të vëmendshëm për cilësinë e ujit që konsumojmë, dhe duke përzgjedhur ujë me zero nitrate.